>
BIOSHQIP

Si Triumfojnë Era, Dhurata, Kida & Enca

07-02-2015
Shpesh kemi shkruar se emra të rijnë po i shtohen skenës shqiptare, madje në një intervistë vite më parë pikërisht këto emra apelonin tek këngëtaret e mëdha që t'ua lëshojnë radhën atyre që të tregojnë veten pasi që shumicës tashmë i kishte kaluar afati.

Por si duket për të gjitha ka vend në skenën muzikore shqiptare sepse shihet e publikut janë të ndryshme dhe secili mund të zgjedhë. Viti që kaluam ishte i stërmbushur me aktivitete të ndryshme sa që emra të rinj pushtuan skenën muzikore duke i lënë mbrapa kështu këngëtare të afirmuar tashmë.

Orhidea Latifi apo ndryshe e njohur si Kida deri më tani ka realizuar këto këngë ''Murder, O'najr, M'ke rrejt dhe Rikthejmë na në duet me Mc Kreshën'', këngë këto që kanë prekur toplista të larta dhe qëndrojnë akoma në majet e tyre ndërkohë që 17 vjeçare e sjellin si një nga emrat më të kërkuar të momentit. ''Herën e parë që e kam prek skenën i kam ra në sy menaxherit dhe më ka pyetur a din të këndoj, ka qenë një pyetje shumë e rëndë për mua, edhe pastaj i dhash një përgjigje të rëndë kur më dëgjoi'', thekson në bisedën e saj Kida e cila tashmë për suksesin e shënuar mund të konsiderohet si një emër i afirmuar.

E ndryshe nga Kida e cila me të parën e kapi trenin dhe u bë e njohur, Encës i është dashur kohë që të bëhet e para. ''Nëntë vjec ka qenë hera e parë që kam dal në skenë e më pas kam qenë pjesëmarëse nëpër talent shou dhe pastaj me covera në youtube si shqiptarja e parë'', thekson Enca Haxhia e cila tashmë pas vetes ka shumë hite si A po t'pëlqen, Edhe njo, Play my game, Ata nuk e dinë ne duet me Noizyn, Ishim ne, Jepe tash'' e shumë të tjera.

E në anën tjetër një emër shumë atraktiv në skenë duket edhe Dhurata Dora e cila me vokalin e saj ka bërë për vete shumë fansa. ''Unë gjithmonë do jem Dhurata por nuk them që nuk do eksperimentoj në këngë me gjëra të reja që t'i pëlqejë publikut'', shton më tej këngëtarja Dora e cila deri më tani ka të realizuar këto hite ''A bombi, Edhe pak në trio me Dj Blunt Real1 dhe Lumi B, Roll në duet me Young Zerka, I like that si dhe Get doën në duet me Don Arbas.

E kur jemi tek emrat e rinjë sigurisht që një vend të vecantë zë edhe Era Istrefi e cila deri më tani shumë pak ka folur në media për jetën dhe karierën e saj, ndonëse me pak këngë është shumë e suksesshme. Madje për të shkruajti edhe një revistë e njohur amerikane duke e cilësuar si Rihanna shqiptare, pasi realizoi një fotosesion me Fadil Berishën. Era deri më tani ka lancuar këto hite, ''Money per money, E dehun dhe 13''. E duke bërë një analizë të mirëfilltë, këto femra të reja gëzojnë një mbështetje jashtëzakonisht të madhe si në rrjetet sociale janë më të ndjekurat por edhe me klikime u'a kalojnë emrave të njohur dhe këngëtareve që deri më tani i kemi cilësuar si superseksi.
(Indeksonline)

Si Triumfojnë Era, Dhurata, Kida & Enca