Perëndimi I Diellit
Eh, perëndimi i diellit!Çfarë kënaqësie ta shohësh atë lëmsh të zjarrtë të tretet në qiellin e kaltër pa kufi.Dielli flakëron qiellin dhe rrezaton kudo magji, ëndrra dhe pasion.Me të tërë larmishmërinë e ngjyrave kompozohet një pikturë "natyrë e qetë".Perëndimi i Diellit mbart në vetvete melankoli të ëmbël, të cilën do t'ua japë dhe tregojë të gjithëve.Gjithkush gjen veten nën rrezet e arta të Diellit.Akoma më bukur është perëndimi në bregdet.Sepse sheh që për kaq pak minuta të katër elementet e natyrës të bashkohen në një pikë të vetme.E kështu, me largimin e Diellit dhe ardhjen e mbrëmjes, përfundon ky moment i jashtëzakonshëm.Por ky moment përsëritet çdo ditë të javës, muajit dhe vitit.Ashtu siç nuk mbaron kënaqësia dhe frymezimi i çdokujt për ta parë perëndimin.
Më shumë nga Kevin Çika
- Rozafa (Mbyllja)
- Një Botë Pa Ligje
- Figura Komplekse E Medeas
- Një Natë E Frikshme
- Agamemnoni Dhe Akili
- Kohët Koprace
- Ajo Çfarë Më Bën Të Jem Unë
- Vdekja Dhe Loti
- Vendlindja
- Më Mirë Të Jesh Fëmijë Sesa I Rritur
- Ese Për Atdheun
- Shtëpia Në Fshat
- Teatri Dhe Jeta
- Monolog
- Teknologjia Dëmton Jetën E Njeriut
- Përshkrim Objekti
Komente 0