Tema: Poezi Për Atdheun

Ese Për Atdheun

Shqipëria,ndonëse një vend i vogël ka arritur të përballojë shumë armiq.Më përpara populli shqiptar bëhej bashkë dhe luftonte me një trimëri të madhe.Në mënyrë që brezi i ri të lindte i lirë.Popullin shqiptar gjithmonë e ka mbajtur gjallë shpresa dhe besimi.Kombi ynë dallon goxha nga popujt e tjerë.Shqiperia ka tradita te larmishme qe dallojne nga njera tjetra.Bashkejetesa fetare,besa,dhe nderi janë zakone që krenohet çdo shqiptar me.Popullit tone i jane bere padrejtesi,por kurrë nuk e ka ulur kokën.Me pushkë e penë,ai i tregonte vendin çdo armiku.Brezi ynë duhet që të ketë më shumë respekt dhe të vlerësojë në maksimum kontributin e rilindasve dhe të parëve tanë.Nëse ne jemi shqiptarë që flasim shqip dge kemi një flamur kuq e zi,kjo është falë tyre.Në ditët e sotme,shqiptarët jetojnë të ndarë dhe të shpërndarë.Unë e konsideroj fyerje antikombëtare që të krijojmë diferencime mes shqiptarësh.Qoftë kosovar,verior,katolik,mysliman ne gjak shqiptari na rrjedh.Sot,Shqiperia eshte nje shtet i varfer, me problematika të mëdha.Por që të gjithë ne mund të kontribuojmë që Shqiperia të jetë një vend më i mirë.Duke punuar fort për të ardhmen e kombit.Duke i sjellë prosperitet në vazhdim.Dhe duke ushqyer brezat që do vijnë me ndjenjën e atdhedashurisë dhe të patriotizmit

- ese nga Kevin Çika


- Poezia u dërgua nga Kevincika -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1