>
BIOSHQIP
Biografia
Shkëlzen Rexhaj, i njohur si Khuba, është lindur dhe rritur në Gjermani, ku ka edhe nisur hapat e parë në muzikë. Ai këndon, luan në piano dhe kitarë.

Në Shtator 2019, Khuba merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Ndryshe", në kategorinë New Artist. Tekstin e këngës e ka shkruar vetë duke ia dedikuar ish të dashurës vetëm pak kohë pas ndarjes, duke shpresuar që ajo përmes kësaj kënge të dëgjojë fjalët që Shkëlzeni nuk ka mundur t'ia thotë personalisht.

Më datë 14 Mars 2020, Khuba publikon videoklipin "Ne Ajer".