>
BIOSHQIP

Kid Gashi, Reperi Shqiptari Qe Refuzon Jay-Z

30-04-2012
Aktualisht ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, gati per te pushtuar top-listat muzikore. Sic ka raportuar albaniac, reperi e ka nisur me sportin e futbollit amerikan, por ne momentin kur dukej se e ardhmja e tij kishte marre rrugen perfundimtare, ai vendos qe te lere gjithcka -sportin,shkollen- per te ju dedikuar 100% hip-hopit. Guximi dhe pasioni i tij i cmendur per hip-hopin ka bere qe te vleresohet pozitivisht ne underground e New York-ut dhe qe ne shume pak kohe te krijoje nje emer per veten e tij. Ai ka publikuar Mixtape-in e pare, - nje perzierje kengesh origjinale dhe fragmentesh nga hitet me te njohura, "The Last of A Rare Breed", qe e vendosi G4SHI-n ne harten e talenteve te reja qe duhen pare me vemendje. "Can't Go Home", "Never Coming Back", "Coulda Shoulda woulda","Before I start", "In My Lifetime","Oh Really", jane disa nga hitet e te riut, i cili shpjegon se "Roc Nation", nje prej kompanive me te njohura muzikore ne bote qe drejtohet nga Jay-Z, ka qene dhe vazhdon te jete e interesuar per ta marre nen vete G4SHI-n,por deshira e tij me e madhe eshte te lidhet me G.O.O.D Music te Kanye West.

"Dua te behem artisti me i madh shqiptar ne Amerike!" thote ai duke buzeqeshur, por me nje ze te sigurt e nje qendrim qe te tregon se e ka seriozisht kur e thote kete. Nje gje eshte e sigurte! Kenget e reja do ta cojne G4SHI_n ne kete rruge. Tre te parat qe ai ka publikuar, jane pritur shume mire dhe po i sjellin G4SHI-t fansa te rinj, te cilet kane filluar te shtojne numrin e klikimeve dhe te perhapin emrin e tij kudo ne internet. "Rocket", "Thirsty", "No More Dreaming" - videokenget e para nga albumi i ri - kane marre vleresime pozitive dhe jane thjesht nje paralajmerim i te tjerave qe do t'i pasojne. Ne kengen "Is There A Heaven" vargjet e G4SHI-t shoqerohen me nje kitare elektrike e ritme rrok..., qe te le pa fjale. Keto dite reperi qe ka publikuar nje version te tijin shume cool te "Your Song" nga Lana Del Rey dhe kenga e te cilit "Rocket" eshte luajtur ne radion me te njohur te New York-ut "Hot 93.7", ka marre pjese ne nje koncert ne Manhatan, saktesisht ne "The Pyramid Club". Por, sic ka bere me dije ai vete, shume shpejt mund te vizitoje Kosoven, per t'u njohur me shume edhe ne vendin e tij.
(fjoralba shahaj/standard)

Kid Gashi, Reperi Shqiptari Qe Refuzon Jay-Z