>
BIOSHQIP

Kid Gashi Në Kolonën Zanore Të Filmit “A Haunted House 2”

22-04-2014
Filmi i zhanrit humor, "A Haunted House 2" ka filluar të shfaqet nga dje në mbarë kinematë amerikane dhe përveç se pritet që të jetë në krye të listës së filmave më të shikuar të javës, përmban edhe një surprize për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për kolonën zanore të filmit, në të cilën përfshihet edhe kënga e reperit shqiptar që vepron kryesisht në SHBA, G4SHI, “Laughing”.

Kjo këngë bëhet e ditur se ishte përzgjedhur në mesin e qindra krijimtarive tjera artistike, përveçse se i është përshtatur më së miri zhanrit të këtij filmi, edhe kostos së lirë të saj, e cila nuk bëhet e ditur për mediat.

Vlen të theksohet se seria e parë e kësaj krijimtari filmike arkëtoi mbi 60 milionë dollarë, ndërsa sipas kritikëve të artit të filmit, seria e dytë pritet të thyej rekordet e atij të mëparshmit, e padyshim që do t’i sjellë edhe përfitime më tepër reperit shqiptar.


Kid Gashi Në Kolonën Zanore Të Filmit “A Haunted House 2”