>
BIOSHQIP

Së Shpejti Albumi I Ri Nga G4shi

15-05-2014
"Room 4... last video before the album" shkruan Kid Gashi ne profilin e tij Twitter. "Room 4" është videokënga e fundit që G4SHI do të publikojë së shpejti, përpara hedhjes në treg të albumit të ri i cili titullohet "4 Play". Për këtë album do të bëhet një festë promovuese, ku fansat e G4SHI do të kenë mundësinë midis të tjerash të blejnë dhe edicionin special.



Bëhet fjalë për një sasi të vogël albumesh të realizuara artistikisht nga vetë G4SHI, ku çdo kopje është speciale, e punuar në mënyrë origjinale dhe e veçantë në krahasim me kopjet e tjera.



"4 Play" ka më së shumti këngë origjinale dhe një apo dy nga këngët e suksesshme që reperi i ka publikuar gjatë vitit. I gjithë koncepti i albumit, vjen në formën e një historie me katër akte, ku G4SHI flet për jetën e tij personale dhe artistike, vuajtjet që ka hasur në fillim të karrierës, pasi la kolegjin, u largua nga shtëpia dhe jetoi si i pastrehë e deri në suksesin artistik të viteve të fundit.



Është një album që nuk duhet humbur dhe G4SHI ka premtuar se këngët e "4 Play" do ta sjellin atë në një tjetër nivel përpara dëgjuesve. Ne nuk e vëmë ne dyshim, pasi që përveç këngëve fantastike, G4SHI është dhe tekstshkruesi më i mirë për momentin.


Së Shpejti Albumi I Ri Nga G4shi