>
BIOSHQIP

Klipi I Ri I Kidës I Ngjashëm Me Atë Të Cassie

04-07-2015
Këngëtarja e njohur Kida së bashku me reperin Mozzik kanë lansuar mbrëmë videoprojektin e tyre më të ri të titulluar "Premtimet", një prodhim i Zzap & Chriss (On Records) dhe me videoklip nga Xlprovideolux.



E nëse ndalemi pak te videoklipi aty shohim se Kida na vjen kësaj here më provokative se kurrë, me bikini në pishin dhe me disa skena të tjera në makinë, të cilat nëse i shikojmë me kujdes ngjasojnë shumë me ato të klipit "Paradise" të Cassie & Wiz Khalifa.

Edhe këngëtarja Cassie në këtë klip shfaqej në një veturë dhe me të njejtin dizajn flokësh, taman sikur Kida.

Për më tepër vlerësojeni ju vetë videon...
(B.A/Teksteshqip.Com)