>
BIOSHQIP

Kida Vjen Shumë Shpejt Me “Ski Ide”

01-12-2015
Këngëtarja Orhidea Latifi e njohur me emrin e saj artistik Kida ka bërë me dije se shumë shpejt edhe ajo do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Fjala është për një këngë të re, titulli i së cilës është "Ski Ide" dhe mban vulën e On Records.

Muzika është punuar nga Zzap & Chriss e ndërsa tekstin e ka shkruar Getinjo. Gjatë kësaj jave Kida ka përfunduar edhe xhirimet e videoklipit.

Xhirimet janë kryer në Prishtinë & në Prizren, aty ku edhe po punohet videoklipi nga produksioni nga Prizreni, XL ProVideolux.

Videoklipi do të jetë gati këtë të shtunë, ku do të mund ta ndiqni premierë edhe në teksteshqip.com
(B.A/Teksteshqip.Com)

Kida Vjen Shumë Shpejt Me “Ski Ide”