>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Rikthejm Na” Nga Kida & Mc Kresha

29-04-2014
Këngëtarja e re e skenës muzikore shqiptare, Kida, ka publikuar videoklipin e saj të ri në bashëkpunim me reperin Mc Kresha, të titulluar "Rikthejm Na".



Kënga është punuar nga top producentët Zzap n' Chriss dhe është publikuar nga OnRecords, i dyti në karrierën e Kidës pas klipit "Murder" kohë më parë.



Videoklipin e ka punuar produksioni Imagine Films, kurse xhirimi i klipit është bërë në kafe bar “n’Tren”.



Kënga është publikuar në YouTube dhe ka marë 155 mijë klikime, ndërkohë që edhe komentet janë të shumta.



Kënga vjen si bashkëpunim i reperit me këngëtaren Kida, brenda së cilës shtjellohet një histori dashurie.



Kënga mënjëherë ka filluar të pëlqehet nga adhuruesit e reperit i cili ka krijuar hite të shumta, duke prekur kështu më së shumti temat e realitetit kosovar.
(Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Rikthejm Na” Nga Kida & Mc Kresha