>
BIOSHQIP

Kida: “Rikthejm Na”, Suksesi Im I Rradhës...

05-05-2014
Kida, këngëtarja e re e cila po mundohet ti hyj botës së muzikës mesa duket po ja del mjaft mirë mbanë, kjo falë talentit por edhe punës së palodhshme që menaxhmenti i saj bën. Kida na ka rrëfyer për këtë intervistë ekskluzive planet e saj që ka për të ardhmen si dhe suksesin e padiskutushëm të këngës "Rikthejm Na", të cilën këngëtarja e publikoi para disa ditësh në bashkpunim me reperin kosovar Mc Kreshën. Për më shumë na flet vetë Kida në këtë intervistë në vazhdim...

TeksteShqip: Kida, keni publikuar së fundmi videoklipin tuaj më të ri në duet me Mc Kreshën "Rikthejm Na". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Kida: Po, pas lansimit të këngës time të parë "Murder" e cila u pritë shumë mirë nga publiku, menagjeri im Mehmet Elshani vendosi që të kem një bashkpunim , kam pas shumë oferta për bashkpunim nga shumë këngëtar të njofshëm, por bashkpunimin e vendosi menaxheri im me Kreshën. Muzikën e ka bërë Zzap & Chriss, texti Bim Bimma dhe MC Kresha, ndërsa video Imagine.



TeksteShqip: Si erdhët deri te bashkpunimi me MC Kreshën?

Kida: Menagjeri im njihet edhe personalisht me Kreshën dhe i prezantoj projektin të cilit edhe i pëlqej dhe pranoj bashkpunimin me ne.

TeksteShqip: Si po ju ecën puna me bashkpunëtorët e tu të rregullt tashmë Zzap & Chriss?

Kida: Zzap & Chriss janë producentët e mi official, unë jam shumë e kënaqur me ta, besoj që edhe ata me mua dhe jam në kontratë me kompaninë e tyre "On Records", të cilën e menaxhon vëllau i Zzapit, njëherit edhe që është menaxheri im.

TeksteShqip: Cilat do të jenë projeket e tua të ardhshme muzikore pas këtij klipi?

Kida: Projekti i ardhshëm do të vijë shumë shpejt, do jetë një këngë që do të lansohet në qershor, dhe pastaj do vijë projekti tjetër që do lansohet në shtator.



TeksteShqip: Sa është e vështirë të depërtosh në treg?

Kida: Nuk është lehtë, por pas çdo pune qëndron suksesi, unë kam fatin që kam producentët më të mirë shqiptar Zzap & Chriss dhe menaxherin tim Mehmet Elshani të cilët kujdesen për mua sepse që nga fillimi kanë besuar në mua se mund të jem pjesë e tregut me talentin tim.

TeksteShqip: Jeni e angazhuar me koncerte?

Kida: Kam marrë pjesë në koncerte ku të pranishëm kanë qenë edhe 3000 persona, po ashtu në clubet më të mira në Kosovë por së fundi kam qenë edhe në Ulqin.

TeksteShqip: Kënga juaj e parë titullohej "Murder". Sa jeni e kënaqur me suksesin e saj?

Kida: Po jam shumë e kënaqur, e kanë pritë shumë mirë publiku. Idea ka qenë të startojmë me një këngë shqip por për shkaqe teknike vendosëm të startoj me këngë anglisht e cila u pritë mirë që edhe i falenderoj shumë fansat e mi që më mbështesin që nga projekti im i parë.

TeksteShqip: Po nga jeta private? A është Kida "single"?

Kida: Po Kida është single, edhe kështu do mbetet njëherë, do punoj shumë këto 2 vite që të nxjerrë këngë të mira që do të ju pëlqejnë publikut dhe të merrem me shkollën, të cilën e kam primare.



TeksteShqip: Çfarë mendimi kini për albumet?

Kida: Pas çdo pune vjen koha e finalizimit të saj, në rastin e muzikës janë Albumet.

TeksteShqip: Kida, flm që pranove ftesën për intervistë. Për fund nëse dëshiron të shtosh diçka?

Kida: Faleminderit edhe nga ju, ju dëshiroj punë të mbarë, dhe në fund i përshëndes të gjithë fansat e mi ku do që janë dhe ju them se shumë shpejt vjen një këngë e re që shpresoj do ju pëlqej shumë.
(Teksteshqip.Com)

Kida: “Rikthejm Na”, Suksesi Im I Rradhës...