>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “O'najr” Nga Kida

27-07-2014
Kida ka publikuar videoklipin e saj më të ri të titulluar “O'najr”.



Pas duetit të suksesshëm me reperin Mc Kresha, videoklipi i ri nga Kida duket të jetë një punë shumë cilësore nga OnRecords, që po dëshmon kualitete të konsiderueshme edhe në menaxhim të artistëve.



Për këngën e re, Kida ka bashkëpunuar me reperin tjetër BimBimma që ka shkruar tekstin dhe Era Istrefi që është përkujdesur për melodinë, të cilët i kanë kontribuar muzikës shumë kualitative nga top producentët, Zzap n'Chriss.



Videoklipin e ka xhiruar Imagine Films, kurse ky projekt është vetëm një rikonfirmim që Kida tashmë është pjesë e pandashme dhe në lojën e konkurrencës së artisteve femra.


2 Fjalë Për Klipin E Ri “O'najr” Nga Kida