>
BIOSHQIP

Kida Shkon Në Plazh

15-08-2014
Këngëtarja Orhidea Latifi apo që njihet për publikun me nofkën ‘Kida’ është duke i kaluar pushimet në plazhin e bukur të Ulqinit. Përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Facebook’, Kida dukej shumë e buzëqeshur dhe shumë e lumtur në rrezet e diellit. Ajo kishte veshur rroba plazhi me model të rrobave ushtarake të lidhura në mes me zinxhirë. Këtë pushim Kida e ka bërë pas lansimit të këngës ‘O’Najer’ dhe që nga data e publikimit ajo ka marrë rreth 500 mijë shikime në kanalin ‘Youtube’. Kida është njëra ndër këngëtaret me të reja të skenës muzikore dhe që nga debutimi i parë me këngën ‘Murder’ ajo ka filluar të pëlqehet mjaftë shumë.


Kida Shkon Në Plazh