>
BIOSHQIP

Kidës I “Hackohet” Faqja Në Twitter

01-09-2014
Tashmë është bërë traditë që faqet e këngëtarëve vendorë që janë të hapura në rrjetet sociale të ‘hackohen’ nga të tjerët. Ndër emrat me të njohur të estradës janë Dafina Zeqiri, Ledri e shumë këngëtareve të tjerë janë ‘hackuar’ faqet në ‘facebook’.

Tani është këngëtarja Kida ajo që është bërë pre e hakerave të cilët kanë hakuar faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’. Kida nuk ka vonuar shumë dhe ka hapur një faqe të re në këtë rrjet dhe po ashtu ka ftuar fansat e saj që ta ndjekin këngëtaren përsëri që t’i shohin më të rejat e saj. Kur jemi tek të rejat e Kidës, ajo ka lansuar një këngë të re me BimBimmen e cila po dëgjohet mjaft shumë.
(Indeksonline)

Kidës I “Hackohet” Faqja Në Twitter