>
BIOSHQIP

Kida, E Famshme Edhe Falë Menaxherit!

03-11-2014
Muhamet Elshani është menaxheri i këngëtares së re 17 vjeçare Kida. Orhidea Latifi u bë e njohur gjatë një vizite nga menaxheri i saj në kursin e vallëzimit ku ajo ndiqte. E pyetur nga Meti nëse di të këndojë, ajo nuk ka hezituar ti përgjigjet me Po.

Dhe ja ku është sot, një këngëtare e afirmuar dhe e dashur për publikun falë vetës së saj por edhe menaxherit i cili kujdeset për të gjithë angazhimet e saja, Met Elshani.

E sa i përket muzikës, është pikërisht Zapp-i ose vëllau i Metit, i cili së bashku me Chriss-in në sutdion e ON Records kanë punuar fort për të sjellë në treg një këngëtare si Kida. Ajo shumë shpejt do të sjellë edhe një tjetër këngë me temë dashurie e cila po punohet me videoklip nga IMAGINE Films.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Kida, E Famshme Edhe Falë Menaxherit!