Klajdi Haruni

Klajdi Haruni, Së Shpejti Kënga “Lozonjare”

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[05-08-2012]
Klajd Haruni eshte nje emer i ri ne tregun muzikor shqiptar, por qe premton shume. E kemi pare te eksperimentoje ne shume zhanre, por serenatat korcare ngelen te preferuarat e tij. E tille eshte edhe kenga "Lozonjare", qe pritet te lancohet se shpejti ne treg. Ashtu sic kishim ekskluzivitetin ta kishim te paret nga mediat e shkruara intervisten me kengetarin e fenomenit "Mamica", edhe kete here THASH&THEM, do te publikoje per here te pare fotografite e klipit te ri "Lozonjare". Ne kete rrefim te kendshem dhe te sinqerte per TH&TH, Klajd Haruni flet per kengen e re dhe suksesin qe "Mamica", solli ne karrieren e tij. Kengetari na tregon edhe dobesine qe ka per femrat lozonjare.

Klajd vini me nje kenge te re te titulluar "Lozonjare", si do te jete ajo?
" Lozonjarja", eshte nje kenge dashurie por jo nje balade. Mund te them qe eshte nje kenge me me shume alegri, qe ngjan me teper me seranatat korcare dhe ka gjithashtu nje muzike qe do te memorizohet shume shpejt nga publiku.

Pas "Mamices", tani u kendon vajzave lozonjare, mesa duket keni vendosur te beni "paqe" me femrat?
Paqja ka gjithnje me femrat (qesh). Une i kam shume qejf femrat lozonjare dhe besoj qe pas "Mamices", e cila ishte nje kenge alegrike dhe qe transmetonte shume energji, mendoj se kishte ardhur momenti per nje kenge te tille. Ne fakt me Florin kur punonim ne studio ishte shume e veshtire te zgjidhnim materialin e duhur pas suksesit te "Mamices". Por kjo eshte nje kenge qe i perkedhel femrat. Flet per nje histori dashurie mes dy te rinjve, qe tashme ka perfunduar por qe fati i vendos rastesisht perballe njeri-tjetrit. Djali eshte shume i dashuruar me kete vajze dhe e vuan akoma ndarjen me te.

Duket pak si subjekti i kenges "Lutem une sot", ku ju i kendoni perseri nje historie te tille, ka dicka personale ketu?
Kjo kenge nuk eshte aspak nje histori e imja personale, megjithese eshte shkruar nga Flori jo nga une (qesh). Bej shaka eshte nje kenge qe eshte krijuar natyrshem ne studiot e "Threedots Production". Por mund te them se cdo kush ne ditet e sotme ka nje histori te ngjashme dashurie, qe e kujton me nostalgji ate. Eshte nje pjese tek kenga kur thote "pres te largohesh, goten ta marr une, se aty jane buzet e tua, buzet qe i dua shume"…

Perseri bashkepunon me Flori Mumajesin?
Pergjithnje me Florin… (qesh).

Pse kjo zgjedhje Klajd?
Ka qene gjithnje deshira ime te punoja me nje kengetar dhe kompozitor si Flori Mumajesi. Dhe sot qe e kemi kete bashkepunim te afert mendoj se eshte nje nga arritjet e mia , qe te punoj me nje njeri te mrekullueshem dhe profesionist si Flori dhe si gjithe stafi Threedots. Flori me ka ndihmuar te eci perpara ne karrieren time artistike. Por ne te njejten kohe eshte edhe nje pergjegjesi shume e madhe, ndaj dhe duhet pune, pune dhe vetem pune.

Mendon dhe shpreson qe kjo kenge te kete te njejtin sukses si "Mamica"?
Kjo kenge kur eshte krijuar mund t'iu them qe na ka mrekulluar me Florin, pastaj eshte ne dore te publikut nese do te pelqehet apo jo. "Mamica" ishte nje kenge me komerciale, ndersa kenga "Lozonjare", eshte nje kenge me profesionale qe nxjerr ne pah edhe aftesite e mia vokale.

E keni shoqeruar edhe me nje klip, kur pritet te dal ai dhe ku e keni xhiruar?
Klipi do te lancohet keto dite dhe eshte xhiruar ne Durres. Mund te them qe eshte nje kenge e embel, e bute, tipike verore pasi ka edhe detin brenda.

Kemi vene re qe keni qene i angazhuar shume edhe me koncerte kete vere?
Eshte e vertet koncertet kane qene te shumte ne numer ndaj dhe jam shume i kenaqur, pasi me kane dhene shume sadisfaksion, ne hapat e para te karrieres sime. Por koncertet do te vazhdojne te jene te shumte. Kemi qene nje dyshe shume e mire me Florin dhe kemi sjelle nje atmosfere shume te mire tek publiku.

Keni filluar te mendoni per albumin tuaj te pare, apo eshte shume shpejt per te?
Sic e thate edhe ju mendoj qe eshte shume shpejt krijimi i nje albumi te ri. Por mund te them qe nga une nuk do te mungojne asnjehere projektet e reja… (qesh).

"Mamica", ka qene nje kenge qe eshte pelqyer shume por edhe kritikuar ne te njejten kohe. Ka qene kengetarja Ermira Babaliu, kengetare e njohur dhe njohese e mire serenatave korcare ajo qe ka pohuar se ju i keni ironizuar ato?
Ermiren e kam njohur dhe me ka ardhur keq kur kam lexuar ate shkrim. Megjithate kur arrin nje fare "suksesi" edhe sulmet do te jene te pranishme. Ajo qe nuk me pelqen mua eshte fakti se eshte meshuar shume tek pjesa, "te befsha gropen, sa ngjan me lopen". Une e kam shpjeguar disa here qe kjo kenge nuk i ironizon aspak femrat dhe ju siguroj qe ne seranatat korcare ka plot tekste te tilla. Gjithsesi "Mamica" mbetet "Mamica", por nuk do me pelqente qe edhe kengeve te tjera t'iu zbehej suksesi. Kujtoj ketu duetin me Florin "Lutem une sot", qe ishte nje tjeter arritje per mua.

Jeni bere pishman, qe kenduat nje kenge te tille?
Aspak… Nese do te me jepej mundesia te beja nje "Mamice" tjeter, do ta pranoja dhe do ta kendoja me shume deshire.

Jeta juaj tashme eshte mes Tiranes dhe Korces, eshte pak e lodhshme?
Eshte bukur te jetosh mes te dy ketyre qyteteve. Nuk eshte e lodhshme pasi eshte pasioni ne mes. Une e kam patur enderr te jem pjese e muzikes shqiptare dhe kur gjerat ecin si duhet, atehere edhe lodhja nuk ndihet.

Do te jeni pjese e festivaleve te rendesishme, si Kenga Magjike apo Festivali i fund vitit ne RTSH?
Te them te drejten festivalin e fund vitit nuk e mendoj, pasi nuk e gjej veten aty. Ndersa "Kenga Magjike", do te ishte nje projekt me interesant, por deri tani nuk kam menduar asgje.

Ndonje te re nga jeta juaj personale?
Asgje te re (qesh). Shoqe dhe shoke kam shume…

Keni menduar per pushimet?
Nga shtatori nese do te me ngelet kohe mund te pushoj, sepse tani jam shume i zene me koncerte. Pas Top Festit kam bere vetem 5 dite pushime ne Greqi dhe pastaj stop (qesh)…

Si eshte nje dite e juaja e zakonshme?
Ne mengjes kafe, pastaj mbyllem ne studio deri ne oret e para te mengjesit. Ndersa kur jam ne Korce eshte relaks total. Ndonje kenge me kitare me shoqerine, qe me pare kane qene shume te shpeshta dhe tani jane rralluar paksa.

Klajd kemi vene re qe nuk e keni fare problem te kenduarin "live"?
Perpara se te behesha i njohur si kengetar, kam qene pjese e karaokeve te ndryshme, qe i kam nderprere per arsye te menaxhimit te studios. Te kenduarin "live" nuk e kam aspak problem, pasi "live" kendoj edhe neper koncerte me baze orkestrale. Kam kenduar edhe me bande live ne Korcen time, se bashku me Erik Lloshin dhe kjo gje me shijon shume.

Pra, ne Korce ka qene koncerti ku jeni ndjere me mire?
Jo aspak. Emocionet kane qene te shumta ne te gjitha koncertet. Ne Ferizaj ne patem nje koncert te mrekullueshem, qe mua do me mbetet gjate ne mendje. Mund te them qe 80 % e koncerteve me kane lene shije shume te mire. Une, Flori, Elvana, Mentor Haziri, Argjentina Ramosaj etj, do te jemi ne nje tur te gjate koncertesh edhe ne dimer.

Keni patur fatin te punoni dhe te kendoni me artiste te talentuar permend ketu Florin, Elvanen etj. Si ndiheni perkrahe tyre dhe sa perpiqeni ti arrini?
Une jam shume i lumtur qe po punoj me njerez shume profesioniste, qe shikojne dhe kurojne edhe detajet me te vogla tek une. Per mua kujdeset Flori, por edhe Elvana dhe Andi Gramm. Eshte nje studio e organizuar ne forme perfekte, duke filluar qe nga marredheniet me mediat deri tek projektet muzikore. Perpos kesaj ne kemi krijuar nje marredhenie shume te ngrohte me njeri-tjetrin dhe bashkepunim shume te mire.
 (shqiptarja)

Klajdi Haruni, Së Shpejti Kënga “Lozonjare”

  Klajdi Haruni - Lozonjare [Teksti dhe Klipi]

Komente 0