Më mbaj mend (për 1 muaj)

Klajdi Musabelliu - Vetëm Te Ti Bësoj Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  17

"Strofa 1"

Ti erdhe krejt ashtu papritur,
akoma atë çast unë e kujtoj,
dhe hyre brënda pa trokitur,
nuk prite të të ftoj.

Deri at'her se kisha ditur,
si mund të jetë e para dashuri,
dhe thash ajo që s'ka trokitur,
patjetër ishe ti.

Më rrahu zemra si e çmendur si e marrë,
të futa shpejt në gjoksin tim, se ishe dashuri e parë.

"Refreni"

Të parën dashuri, gjith njerëzit e kujtojn,
por ësht vërtet çudi, përse nuk përfundojn,
me mijra dashuri, provojn njerëzit në jet,
por mbetesh vetëm ti, gënjeshtër e vërtet.

Në qindra dashuri, të gjitha janë njësoj,
e para mbetesh ti, prandaj nuk të harroj,
në mijra dashuri, provojn njerëzit në jet,
por mbetesh vetëm ti, gënjeshtër e vërtet.

"Strofa II"

Me zemrat si binjak të lidhur,
krejt të shkujdesur ramë të dy në gjumë,
deri at'her se kishim ditur,
se ëndrrat kanë një fund.

Pa pritur zuri të fryjë era,
dhe i rrëzoi gjethet nji nga nji,
se jeta s'ka vetëm pranvera,
por ka dhe vjesht me shi.

Dhe iluzionet nëpër ëndrra u shpërndanë,
kështu mbaroi kjo histori, kështu papritur ne u ndamë.






Klajdi Musabelliu - Vetëm Te Ti Bësoj
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Vetëm Te Ti Bësoj".
3. Video është e këngës "Vetëm Te Ti Bësoj", por nuk këndohet nga Klajdi Musabelliu.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Klajdi Musabelliu:


Komente 0