>
BIOSHQIP

Ribashkohen Klani Shqiptar Pas 2 Viteve Pauzë

22-08-2012
Pas 2 viteve pauzë, rikthehet së funksionuari sërish rep grupi kosovar 'Klani Shqiptar'. Njëri nga anëtaret e këtij grupi Eki nuk ishte ndalur së punuari me muzikë dhe ka lansuar në treg disa këngë të reja. Së fundi ai realizoi këngën "S'dua tjetër" në duet me Nexhat Osmanin. Ndërkaq anëtari tjetër Albert Zekaj kishte pasur probleme personale dhe është detyruar ta ndërpresë këngën për dy vite. Tani rep grupi "Klani Shqiptarë" do të rikthehet me një këngë të re, e cila bënë fjalë për jetën reale që ndodhë tek ata të dy. "Do të rikthehemi pas dy vite ndarje.

Tani u ribashkuam dhe nuk do ti mungojmë adhuruesve tanë", ka thënë Eki për "Zëri". Sipas Ekit kënga do të lansohet bashkë me videoklip i cili do të jetë një klip me stil gangsterësh ku teksti do e ketë tematikën e jetës reale që e bëjnë të dy anëtarët e këtij grupi.
(K. Bajrami / zeri)

Ribashkohen Klani Shqiptar Pas 2 Viteve Pauzë