>
BIOSHQIP
Biografia
Kleansa ka lindur në Tiranë dhe është me origjinë nga Tropoja. Ajo studion në gjimnazin Andon Zako Cajupi. Është marrë me muzikën që në moshën 8 vjeçare, sepse muzika është një talent i trashëguar në familjen e saj. Ajo ka filluar të merret me muzikë që në klasë të parë, ku është angazhuar në disa aktivitete si këngëtare. Ka fituar çmime të ndryshme. Këngëtarët e saj të preferuar janë Alban Skënderaj, Celine Dion dhe Jessie J. Përpos pasionit të madh për muzikën, Kleansës i pëlqen dhe aktrimi e piktura.

Kleansa eshte vleresuar me çmimin e pare ne Festivalin e Zerave Te Rinj Te Tiranes ne vitin 2016.

Në Shtator 2017, Kleansa Susaj merr pjesë në JESC 2017 me këngën "Melodi", ku fitoi çmimin e trete.

Në vitin 2018, Kleansa Susaj merr pjesë në Voice Kids Albania.

Në Korrik 2022, merr pjesë në Tirana Art Fest 7, ku vlerësohet me çmimin Këngëtari më i mirë Debutues".

Në Dhjetor 2023, Kleansa Susaj merr pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Pikturë".

Në vitin 2023, Kleansa Susaj merr pjesë në X Factor Albania 5.