>
BIOSHQIP

Kledi Bahiti, Së Shpejti Me Projekte Të Reja...

13-08-2013
Kledi Bahiti, kompozitori i njohur nga produksioni "threedots" vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ai na rrëfen rreth projekteve të tij të ardhshme si dhe angazhimet e tij gjatë sezonit të verës. Kledi momentalisht është duke punuar me disa këngëtarë dhe pritet që shumë shpejt të na sjellë hite të reja. Për mëshumë ai na i rrëfen të gjitha në këtë intervistë... Teksteshqip: Kledi jeni kompozitor i madh i shumë hieteve në Shqipëri & Kosovë. Së fundmi kënga juaj "Loti fundit" me protagoniste Samanta Karavella doli fituese e Top Fest 10. Na trego pak sa i vleresuar ndihesh? Kledi: Faktikisht është viti i dytë që një produksion i imi fiton përsëri, këtë herë me Samanten, sigurisht që ndihem i vlerësuar dhe njëkohësisht i motivuar për të vazhduar më tej...



Teksteshqip: Ju tash e një kohë jeni pjesë e produksionit "Threedots", sa jeni i kënaqur me suksesin që keni marrë nga ky produksion? Kledi: Tashmë u bënë dy vjet në "threedots" dhe jemi si një familje e madhe ku secili gjen vendin e vet dhe jep kontributin e vet në këtë label, është kënaqësi që jam pjesë. Teksteshqip: Ju poashtu keni provuar veten edhe si këngëtar. Para disa muajsh keni nxjerrë në treg këngën tuaj të parë "Jemi bashk". Na flsni pak më shumë rreth këtij projekti? Kledi: Projekti i këngës "Jemi bashkë" u mendua për njëfarë kohe sepse ishte kënga e parë që këndoja vetë dhe kisha "frike" si mund të pritej nga publiku. Kënga është një dedikim kushtuar vëllait, dashurisë për të, të treguarit se familja është më e rëndësishme se gjithçka, një këngë që çdo kush mund ta gjejë vetën aty.



Teksteshqip: Mendon se edhe në të ardhmen publiku do t'ju mirpresi si këngëtar? Kledi: Publikut varet çfarë i shërben, dhe ai mësohet me atë, projektet s'do mungojnë, mendoj dhe shpresoj që publiku do më përkrahë. Teksteshqip: Sa jeni i angazhuar gjatë sezonit të verës me koncerte dhe në studio duke punuar? Kledi: shumë i angazhuar, do të thoja, ndoshta jo sa në dimër por mjaftueshëm për tu perballur me të nxehtin(qesh).



Teksteshqip: Çfarë po pregaditë Kledi? Ndonjë këngë të re, me cilin këngëtar jeni duke punuar momentalisht? Do na zbulosh një skret? Kledi: Projektet janë të shumta, por një pjesë të tyre do doja mos ta beja publike. Disa nga këngëtarët që po bashkëpunoj janë: Argjentina Ramosaj, Shpat Kasapi, Samanta Karavella etj. Mund të them dhe se do vij me një duet shumë të fortë pak më vonë. Teksteshqip: Po pushimet verore i mbarove apo ske vendosur ende ku do ti kalosh? Kledi: Siç e thashë pak më parë, vështirë për pushime afat gjata pasi jam duke punuar, por fundjavat s'do ti lija pa një zhytje në det.



Teksteshqip: Kledi ne të falenderojmë qe gjete kohë të ndash me fansat dhe teksteshqip për projektet e tua dhe të rejat më të fundit.Për fund dëshiron të shtosh diçka, çfarë do tu thuash fansave edhe publikut? Kledi: Ju faleminderit juve për intervistën. Faleminderit publikut dhe fansave që dëgjojnë muzikën time dhe që e bejnë atë të pëlqehet çdo ditë e më shumë. Shijojini në maksimum këto ditë te nxehta, mendoni me pozitivitet, optimizem dhe dashuri dhe vera do të jetë e juaja!
(Teksteshqip)

Kledi Bahiti, Së Shpejti Me Projekte Të Reja...