>
BIOSHQIP
Biografia
Qe ne moshen 6-vjecare, Kledi Bahiti filloi rrugen e te qenurit artist ne liceun "Onufri" ne Elbasan, dega piano, ku studioi per 12 vjet. Me pas u diplomua ne Akademine e Arteve per Kompozicion. Ndjenja e te kompozuarit muzike u shfaq heret dhe u konkretizua ne moshen 14-vjecare, ku shkroi "Me mashtruan syte", kenge e cila u kendua nga Vedat Ademi. Kjo i hapi rrugen nje sere krijimesh dhe bashkepunimesh te reja ne vazhdim. Gjithashtu i ka kushtuar nje rendesi maksimale dhe muzikes live ku dhe performon si pianist me Vedat Ademi & The Exit Band. Prej Janarit te vitit 2011, Kledi nis bashkepunimin me Flori Mumajesin dhe Ervin Gonxhin, bashkepunim i cili u finalizua me krijimin e labelit "Threedots". Kledi është një personazh mjaft i suksesshëm dhe i pëlqyer në tregun muzikor shqiptar, madje shpeshherë këngët e krijuara nga ai kanë fituar çmime prestigjoze. Fitues i dy sezoneve te Top fest 9 dhe Top fest 10 me kenget S'je me-Elhaida Dani dhe Loti fundit - Samanta Karavella. Kantautori me i mire ne Kenga Magjike 2014. Kledi Bahiti është producent i njohur nga studioja e të cilit kanë dalë shume këngë fituese. E kemi dëgjuar emrin e tij nga goja e këngëtarëve, por kurrë s’e kemi dëgjuar zërin e tij si këngëtar. Ai zgjodhi festivalin “Kënga Magjike” për të prezantuar vokalin e tij. Kompozitori i cili i këndon rastësisë, jo rastësisht ka zgjedhur skenën magjike. “Zgjodha këtë festival, sepse e shoh si mënyrën më të mirë për të promovuar këngën time” - tregon ai.

Në Qershor 2014, Kledi Bahiti & Samanta Karavella marrin pjesë në SVFM 2014 me këngën "Më Jeto".

Më datë 23 Qershor 2014, Kledi Bahiti publikon videoklipin "Jemi Bashke". Teksti u shkrua nga Olti Curri. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Në Nëntor 2014, Kledi Bahiti merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Rastesi".
DËRGOI: