>
BIOSHQIP
Biografia
Kleopatra Skarco-Dokle ka lindur buzë Jonit. Me durimin e maturinë e vajzës së valëve pranë e larg Jonit, plot talent, muzë e passion, me zërin e saj, ajo do të bëhej shumë shpejt një nga këngëtarët më të admiruarat dhe më populloret, jo vetëm brenda Shqipërisë, por në tërë trojet shqiptare. Paradokohe ajo ishte personazh i emisionit “Arratia e Peshkut të Kuq” i gazetares Rezarta Reci në News 24, një emision mbresëlënës që përcjell vlera me prirje të forta qytetarie, intelektuale e krijuese. Aty në atë emision do të shihja po atë Kleopatra energjike dhe të talentuar, me interpretimin emocional dhe fuqinë e tingujve të gurrës popullore vlonjate, ashtu sikundër e shihnim në skenë dhe në evente të ndryshme artistike e muzikore ndër vite. E kanë quajtur Mbretëresha e Këngës Vlonjate dhe vlerësuar me Cmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Me atë delikatesë e pasion, talent dhe emocion ajo do të këndonte edhe këngët lumjane të Kukësit, aty ku zë fill familja e saj e mrekullueshme –dashuria e jetës. Artistja e Shquar ka mëse dy dekada që bën një jetë mes Shqipërisë e Bullgarisë. Ka disa muaj që ajo ndodhet në Neë York, pranë familjes së vajzës së saj. Kleopatra Skarco-Dokle gdhend me kujdes, qetësi e buzëqeshje staturën dhe imazhin, natyrën femërore, virtytet, atributet, pjekurinë artistike e muzikore të saj. Kontributin dhe energjitë e saj me dinjitet, krenari e modesti vajza e valëve joniane dhe nusja e këngëve lumjane të Kukësit, i ka vënë në shërbim të integrimit të vlerave shqiptare, duke u shëndrruar kështu një vlerë e cmuar kombëtare dhe historike e Artit dhe kulturës shqiptare.

Në Dhjetor 1967, Kleopatra Skarço merr pjesë në Festivali i 6-të në RTSH me këngën "Festë Në Malësi".

Në Dhjetor 1968, Kleopatra Skarço merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën "Kur Te Kalosh Mbi Trase".

Në Dhjetor 1968, Kleopatra Skarço merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën "Miq Ne Laberi".

Në Dhjetor 1969, Kleopatra Skarço merr pjesë në Festivali i 8-të në RTSH me këngën "Dritat E Jetes".

Në Dhjetor 1970, Kleopatra Skarço merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën "Nene Dhe Shoqe".

Në Dhjetor 1970, Kleopatra Skarço merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën "Festa E Dritave".

Në Dhjetor 1971, Kleopatra Skarço & Nevruz Yzeiri marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën "Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)".

Në Dhjetor 1971, Kleopatra Skarço merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën "Permes Dritash".

Në Dhjetor 1973, Kleopatra Skarço merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën "Të Dua Bregdeti I Kaltër".

Në Dhjetor 1973, Kleopatra Skarço merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën "Kënga E Lumenjve".