>
BIOSHQIP

Klepto: Nuk Kam Gjuajtur Me Pistoletë

12-08-2012
Përderisa ka pranuar se po akuzohet për armë mbajtje pa leje dhe së shpejti pritet të paraqitet në gjykatë për këtë, anëtari më i përfolur i TBA kohëve të fundit, Klepto, ka hedhur poshtë deklaratat e tij të mëparshme se ai ka shtënë në Vushtrri.
Kemi raportur ditë më parë se Presioni, Jetoni dhe Klepto ishin arrestuar në Vushtrri, pas performancës në një klub nate, ndërsa me të dalur ishte Klepto ai që ka shtënë katër herë. Por, reperi pranon se arma që policia ka gjetur te ai është e tij, teksa thotë se dikush tjetër ka shtënë e faji i ka mbetur atij.

"Shikoni, unë kam qenë i pranishëm kur kanë ndodhur të shtënat. Në atë moment, e kisha edhe unë revolen ne dorë, e mbaj shpesh për t'u fotografuar me fansat. Pasi ndodhën të shtënat, ne në mënyrë normale u zhvendoshëm nga vendi i ngjarjes, teksa e kemi vërejtur se policia është duke në përcjellur".

"Policia na ndali dhe më arrestoi mua. Vetëm mua më kanë arrestuar. Jam unë ai që kam qëndruar disa orë në polici dhe jam marrë në pyetje për armën time. Presioni, Jetoni apo edhe Unikkatili i cili është përmendur në artikullin tuaj, nuk kanë lidhje me këtë incident. Unë së shpejti do të paraqitem në gjykatë për armë mbajtje pa leje dhe për të shënat që kanë ndodhur për prishje të rendit dhe të qetësisë publike, por për secilën prej akuzave jam plotësisht i pafajshëm, pasi arma është me leje amerikane", ka deklaruar Klepto për Telegrafin.

Deklarata e Kleptos vjen në momentin kur arrestimi i tij ka bërë bujë të madhe, ku ka kontribuar edhe situata e pa qartësuar rreth këtij incidenti.

TBA do të vazhdojë turneun e madh nëpër trojet shqiptare përkundër këtij incidenti, ndërsa vlen të përmendet se në këtë turne nuk është duke performuar Unikkatili, por vetëm anëtarët tjerë kryesore të TBA, Klepto, Jetoni dhe Presioni.
(Telegrafi)

Klepto: Nuk Kam Gjuajtur Me Pistoletë