>
BIOSHQIP
Biografia
Koda i takon gjeneratës më të re të estrades shqipëtare dhe pasioni i tij ka lindur së bashku me të. Koda, qysh si fëmijë mori pjesë në të gjitha aktivitetet kulturo-artistike të organizuara nga adhuruesit e kohës.
Jeta dhe dashuria ndaj bashkëatdhetarëve dhe nostalgjisë për atdheun, krijuan te Koda zërin e ëmbel për t´u kënduar adhuruesëve shqiptarë nëpër qytet evropiane. Koda jeton në Stuttgart të Gjermanisë dhe jehona e tijë e këngës me motive relaksimi, zbaviitjeje, nostalgjike dhe argëtimi për gjeneratat e reja dhe ato në moshë, mundësuan që sot Koda të ndëgjohët në shumë Radio, TV, Koncerte, Dasma dhe mbrëmje rinore-muzikore.Koda posedon një bagazh këngësh të ruajtuara nga origjinaliteti, të modifikuara nga sinqeriteti dhe gjithnjë në avancimin modern dhe etik të këngës e muzikës. Veprimtaria e tij buron nga natyraliteti estetik dhe shpirtëror, duke rrespektuar frymen burimore, adimirimin dhe pompozitetin ndër gjenerata. Ai është në bashkpunim me shumë kompozitorë dhe bashkëpunëtor, prej të cilit adhuruesit e tij me padurim presin risitë e tij.

Koda do të rikthehet shumë fuqishëm në muzikë gjatë muajve që vijnë ku do të sjellë disa hite. Ai dallohet edhe si një artist me plot stil, pasi e ndjek shumë modën, ka dëshirë që të bashkëpunojë me producentin e suksesshëm Flori Mumajesi, ku natyrisht do të jetë një super këngë. E percjell shumë mirë muzikën dhe ecjen e këngëtarëve shqiptarë, pasi është i dashuruar pas saj, por do ti pëlqente shumë një ditë pse jo të kishte një duet me këngëtaren vlonjate Poni, pasi ai e simpatizon shumë nga artistet e tjera.

Shkodrani apo Koda me origjinë është nga Kamenica, por ka vite që jeton në Stuttgart të Gjermanisë, ku punon por edhe muzikën nuk e ka lënë anash e tashmë mendon të kthehet me seriozitet dhe me plot hite në tregun muzikor shqiptar, ku shumë fansa dhe miq që e duan dhe njohin talentin e tij janë duke e pritur me ngut rikthimin e tij.

Ka një zë shumë të vecantë dhe një pseundonim që e njohin të gjithë në art si Koda.

Këngëtari i cili emri i tij i vërtetë është Shkodran Dërmaku sapo ka sjellë një këngë shumë interesante që po pritet shumë mirë së bashku edhe me klipin që e ka realizuar në Kosovë nga produksioni ‘Video Art’.

Koda i është rikthyer muzikës duke ardhur me ‘Një sekret’, e sekreti i suksesit të tij është zëri që Zoti ia ka dhuruar. Artisti jeton në Gjermani por është me origjinë nga Kamenica e Kosovës, dhe shpesh herë është i pranishëm edhe nëpër dasmat dhe gëzimet familjare dhe i kërkuar shumë në Diaspora.

Djaloshi simpatik ka treguar se është i kënaqur se si po pritet kënga e re, ndërsa tha se ka në plan të tjëra projekte shumë interesante për adhuruesit e tij.

Më datë 6 Qershor 2014, Koda publikon videoklipin "Nje Sekret".
DËRGOI: