Më mbaj mend (për 1 muaj)

Aurela Gaçe - S'jam Tribu

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Tek ky vend ku jemi rritur
Ne një djep te bërë me dru
Kemi lindur kemi vdekur
Varret tona janë këtu

Me kanose syrgjynose
Me dergove s'di se ku
E kemi ikur kemi ardhur
Trojet tona janë këtu

M'a tymose m'a nxirose
Ma plagose qiellin blu
Jemi gdhire e jemi ngrysur
yjet tona janë këtu

Sa bajloze këtu dergove
Mbret e krajla me ushtri
Por shqiptar me mbeti emri
Edhe vendi Shqipëri

S'jam tribu s'jam tribu
Ne këto troje s'jam tribu
Kam lindur ne këtë toke
Dhe do vdes këtu

S'jam tribu s'jam tribu
Ne k'to male mbi k'to gurë
Kam lindur shqiptar
Dhe do vdes kështu

Brez pas brezi hapem shkembin
Me parmenden bërë me dru
Kemi mbjelle e kemi korrur
Rrenjet tona janë këtu

Morem drite nga faqe dielli
gjuhen tonë e bëme me nur
Shpendin e lirisë se qiellit
Permbi gjak e bëme flamur

S'jam tribu s'jam tribu
Ne këto troje s'jam tribu
Kam lindur ne këtë toke
Dhe do vdes këtu

S'jam tribu s'jam tribu
Ne k'to male mbi k'to gurë
Kam lindur shqiptar
Dhe do vdes kështu
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)