Më mbaj mend (për 1 muaj)

Shkurte Fejza - Hajde Zemer

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Udhëtimi fillon nga zemra
e tek ti mbaron
njemijë herë të çova fjalë
bën sikur s'dëgjon
kur i shkruaj këta rreshta
të ndjej e të pres
mendo për të mirën tonë
më jep pakëz shpresë

REF.
Hajde lalëz mos ma trazo shpirtin
fol e qesh moj zemër se vitet po ikin
mespërmes Kosovës shëtisim të dy
asgjë nuk ma heq merakun, veç të jem me ty

2.

Edhe pse më je aq larg
mua më dëgjon
vetëm ardhja jote djalo
shpirtin ma qetëson
i numroj ditët e mjera
me gishtat e dorës
po shkrihem për ty mor djalë
sikur topi i borës.

REF:
Hajde lalëz mos ma trazo shpirtin
fol e qesh moj zemër se vitet po ikin
mespërmes Kosovës shëtisim të dy
asgjë nuk ma heq merakun, veç të jem me ty
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)