Më mbaj mend (për 1 muaj)

Arbër Arapi - Në Fund Të Botës

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Ti je, një ëndërr që s'më ndahet,
sa herë errësira zbret në dhomë.
Je ti ajo, që më rishfaqesh,
Mëngjesin tjetër prapë në dhomë.

Trokitje e parë në portën time,
je ti ajo që më rizgjon.
Nën avuj xhamash ti le buzët
dhe sa vjen dielli m'i largon.

Ti hesht dhe zemra po më ndalet,
verbuar jam nga dielli jot.
Mbi gjunjët e tu dhe hëna falet,
në sytë e tu tretet kjo botë.

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon.
"Të dua" sa ky shpirt t'i dua lotët
"Të dua" do t'jem me ty gjithmonë.

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon.
"Të dua" sa ky shpirt t'i dua lotët
"Të dua" do t'jem me ty gjithmonë.

Si engjëll vjen në shtrat më futesh,
gjithë bota zbret në dhomën tonë.
Kjo natë me hënë e gjitha zhytet,
mbi buzë, mbi flokë, mbi trupat tanë...

Ti hesht dhe zemra po më ndalet,
verbuar jam nga dielli jot.
Mbi gjunjët e tu dhe hëna falet,
në sytë e tu tretet kjo botë.

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon.
"Të dua" sa ky shpirt t'i dua lotët
"Të dua" do t'jem me ty gjithmonë.

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon.
"Të dua" sa ky shpirt t'i dua lotët
"Të dua" do t'jem me ty gjithmonë.

Përgjithmonë... ... Me ty... ...

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon.
"Të dua" sa ky shpirt t'i dua lotët
"Të dua" do t'jem me ty gjithmonë.

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon.
"Të dua" sa ky shpirt t'i dua lotët

"Të dua" përgjithmonë... ...Përgjithmonë.
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)