Më mbaj mend (për 1 muaj)

Kenge Per Femije - Kur Shikoj Një Yll

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Kur shikoj nje yll ne mbrëmje
Edhe ty vij ta tregoj
Ti më thua buzëqeshur
Atë yll dhe unë shikoj
Kur shoh zogun që në mbrëmje
Për të fjetur kërkon vend
Ti më thua buzëqeshur
Unë e shoh në syrin tënd
Unë zogun e shikoj
E shikoj në syrin tënd
Yllin natën që ndriçon
Edhe ty yjet ta tregojnë

Ref.:
Çdo gjë që shikoj në botë
E ke parë edhe ti
Se të dy ne i shikojmë
Dhe me zemër dhe me sy
Ato që shikoj në botë
Ikin lart, ikin lart
si kujtim
Se unë shoh me syrin tënd
Dhe ti sheh me syrin tim

Kur shoh në mbrëmje xixëllonjen
Që nis rrugën si shtegtar
Ti më thua buzëqeshur
Edhe unë atë kam parë
Xixëllonjën kur shikoj
E shikoj dhe në syrin tënd
Yllin naten që ndriçon
Edhe ty yjet ta tregojnë

Ref.:
Çdo gjë që shikoj në botë
E ke parë edhe ti
Se të dy ne i shikojmë
Dhe me zemër dhe me sy
Ato që shikoj në botë
Ikin lart,ikin lart si kujtim
Se unë shoh me syrin tënd
Dhe ti sheh me syrin tim
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)