Më mbaj mend (për 1 muaj)

Korab Shaqiri - S’bëhet Dasëm Pa Flamur Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë


Jooo...
...se n'Drenicë po bin tupanat,
Tirqe t'zi' n'gjoks xhamadanat,
S'nisen krushqit pa flamur-e,
Jo si ndrrojm' zakonet kurr-e.

Merre Bardh' ma ruj pash' bacën,
Pa flamur jo s'bahet dasëm,
Kush po'i çan mor ret' e qiellit,
Kush po'i lshon udhën e diellit.

300 plisa i vijn' varg mrapa,
Sikur diellit ret’ e bardha,
Besa-bes' jo kurr' e kurr',
S'bahet dasëm pa flamur'-e.
Besa-bes' jo kurr' e kurr',
S'bahet dasëm pa flamur'-e.

Jooo...
...se ndal mor vrapin kali,
Bajrakatarit i vrahet balli,
M'ka zan rrugën fara e sllavit,
Don me'i marr' flamur shqiptarit.

Bajraktari s'din ç'asht tuta,
Po jau çon gishtin te hunda,
Mos ma ço dorën nën sqetull,
Se ta skuq ballin me vetull.

Ma hap rrugën se t'ndez flak',
Nuk jam djal' që t'jap bajrak,
Besa-bes' jo kurr' e kurr',
S'bahet dasëm pa flamur'-e.
Besa-bes' jo kurr' e kurr',
S'bahet dasëm pa flamur'.




Remake: Ilir Shaqiri - S'bahet Darsëm Pa Flamur
Korab Shaqiri
Publikimi: 25/11/2023
Muzika: Ilir Shaqiri
Teksti: Ilir Shaqiri
Orkestrimi: Korab Shaqiri
Video Produksioni: N'pik Creative
Produksioni: Korab Shaqiri


Korab Shaqiri - S’bëhet Dasëm Pa Flamur
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "S’bëhet Dasëm Pa Flamur".
3. Video është e këngës "S’bëhet Dasëm Pa Flamur", por nuk këndohet nga Korab Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Korab Shaqiri:


Komente 0