>
BIOSHQIP

Kosovare Hasi, Duete Me Malësorin Dhe Gentz

22-12-2012
Menjëherë pas përfundimit të xhirimeve për Vitin e Ri, këngëtarja Kosovare Hasi do të nisë punën për dy këngë të reja, të cilat do t’i plasoj brenda një periudhe shumë të shkurtër. Njëra nga këngët do të jetë duet me Malësorin, ndërsa kënga tjetër do të jetë një bashkëpunim me Genc Prelvukaj. Sipas Kosovares të dy këngët do të jenë të stilit modern dhe do të lansohen bashkë me videoklipe. “Tani jam në përfundim të realizimit të programeve festive. Dhe pastaj do të nisë përgatitjet për dy projekte të reja muzikore. Në fakt këngën me Malësorin thuajse e kemi në përfundim, ndërsa bashkëpunimi tjetër do të jetë me Gencin. Uroj që publiku im t’i pëlqej këto dy këngë të cilat do të lansohen edhe me videoklipe”, ka thënë ajo për “Zëri”. Kosovarja shpreson se edhe vitin e ardhshëm nuk do të mungojnë sukseset për të.
(K. Bajrami / zeri)

Kosovare Hasi, Duete Me Malësorin Dhe Gentz