>
BIOSHQIP

Kosovare Hasi Vjen Me “A Me Do”

30-07-2013
Këngëtarja e njohur, Kosovare Hasi së shpejt do të publikoi këngën dhe klipin më të ri “A me do” e realizuar në bashkëpunim me Cekiv dhe Vig Popa, një këngë kjo krejt ndryshe nga këngët e më hershme të këngëtares.

Për Indeksonline, këngëtarja ka zbuluar se klipi është realizuar nga produksioni EMF Creative.

“Është një klip i mrekullueshëm dhe shpresoj që kjo këngë do të mirëpritet nga publiku”, ka thënë Hasi.

Ajo ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që kanë bërë të mundur që ky projekt të finalizohet me sukses. “A me do”, pritet të publikohet këto ditë.
(Indeksonline)

Kosovare Hasi Vjen Me “A Me Do”