>
BIOSHQIP
Biografia
Kosovare Hasi ka lindur dhe eshte rritur ne Drenas. Tani studion Juridik ne U.P. te Prishtines. Ka disa vite qe merret me muzike dhe filllimet kane qene premtuese dhe i kane dhuruar edhe çmime.

Në Nëntor 2009, Kosovare Hasi merr pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën "Të Them Të Dua", ku fitoi çmimin "Best new artist".

Në Dhjetor 2009, Kosovare Hasi merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Zjarr N'mes Nesh", ku fitoi çmimin me te bukur me te dashur, "çmimin e publikut" dhe çmimin "Best Female".

Më datë 24 Qershor 2010, Kosovare Hasi publikon videoklipin "Te Jesh A Te Mos Jesh". Me këtë këngë, Kosovare Hasi merr pjesë në Çelësi Muzikor 4 në vitin 2010, ku fitoi çmimin "Best pop".

Në vitin 2010, Kosovare Hasi publikon albumin "Shko", ku ka bashkepunuar me shume kompozitore te njohur shqiptare si Ilir Berani, Wirusi, Xhevdet Gashi, Ilir Canolli etj.

Më datë 13 Shtator 2011, Kosovare Hasi publikon videoklipin "Vera".

Më datë 30 Gusht 2013, Kosovare Hasi publikon videoklipin "A Me Do?". Muzika e këngës u punua nga Dj Cekic, teksti u shkrua nga Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative. Me këtë këngë, Kosovare Hasi merr pjesë në Zhurma Show 2013 në vitin 2013.

Më datë 8 Nëntor 2019, Skënder Hasi & Kosovare Hasi publikojnë videoklipin "Nëntori I Lavdisë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Naim Gjoshi. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.