>
LETERSISHQIP

Sa Jeta

Një ditë erdhe ti
Në mue u ndale
Si hije u ngjite në dritën time
Të ruajtur për ty
Deri në fund
Vetëm një ditë nuk pati,
Muzgu nuk u duk
Por as hëna nuk u pa
Në vendin e saj

Qielli ishte i thatë
As ëndrra nuk pati
Malet nuk u dëgjuan
Gojëhapur mbetën pa gjumë
Shushurima u shua për pak
Në lum
Peshqit nuk luajtën nga vendi
Shpëtuan nga brenat e gjata që rrinin gati
As darka nuk u kthye
Sofra nuk u shtrue

I tëri u shndrrova në sy
Të shohë dritën deri në fund
Që kurr s'u pa
Deri sa erdhi si valë
Vetëm një ditë jetove
Të pafundën gjurmë
Na dhurove.

Ashtu jetojnë lulet
Nga mëngjesi në darkë
Në livadh
Gurë
Shkëmb e mal
Mëngjes i bukur
Darkë e mirë përkojnë
Për qiri ska nevojë
Drita nuk vjen
ajo
është aty ku je ti

Një ditë
një shekull duhet
ajo
jeton sa sytë kurr
nuk shuhet!

DËRGOI:
Më shumë nga Kristjan Dukaj