Më mbaj mend (për 1 muaj)


Kujtim Prodani, Sajmir Cili & Anita Take - Turkesha
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Turkesha".
3. Video është e këngës "Turkesha", por nuk këndohet nga Kujtim Prodani, Sajmir Cili & Anita Take.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.

Kujtim Prodani, Sajmir Cili & Anita Take - Turkesha  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Teksti:

Dritero Agolli

Pjesëmarrëse në

Kenga Ime 2014

Komente

1 🔥

04/04/2014

2014-04-04T17:35:00+00:00



1.
Dikur kam njohur një turkeshë
Nga vend i largët Adana
Me sy të zez e vetullzezë,
Me flokët lyer me këna.

Ajo në vesh më pëshpëriste
Si fërfërima në zabel,
Po fërfërima ishte turqishte
Si varg divani: “Çok gyzel!”.

Çudira pranë saj mendoja,
Çudirat merrnin rrugën vrap,
Këtë turkeshë tek pushtoja
Unë Anadollin bëja zap.

Nga buzët rridhte një turqishte,
Siç rridhnin rimat në gazel;
Turkesha këngë pëshpëriste:
“Ah, arnaut, gjyzel, gjyzel!”.

2.
Turkeshë e dashur, kjo që ndodhi
Të kishte ndodhur atëherë,
Kur Krujën digjte Anadolli,
Ç’do kishim bërë moj e mjerë?

S’do mend që kokën Skënderbeu
Ma kishte prerë si karpuz:
“Tani kur flakë digjet dheu,
Ti puth turkeshën, mor domuz?”

Dhe ti mbi trupin tim do bije,
Do shaje Krisht e Muhamet,
Mes kujës faqet do t’i çirrje;
“Ah, arnaut, medet, medet!”

…por gjer këtu s’do kisha rënë,
S’do kisha kohë për sevda,
Pusi diku do kisha zënë,
Atje mbi muret në kala.

3.
Kjo histori është e trilluar,
Kur isha larg në Adana,
Betohem, hiç s’kam dashuruar
Ndonjë turkeshë me këna!

E ku ta lija një lanete,
Një xhinde Shkodre, një kaproll,
Ajo me not do çante dete
Dhe do më gjente në Anadoll.

Po kjo s’do të thotë që s’i dua
Syzeskat turke si gazel,
Kur çel si bahçe, rrjedh si krua
Nga buzët verbi “Çok gyzel!”

Teksti: Dritero Agolli





Më Shumë Këngë Nga Kujtim Prodani:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet