>
BIOSHQIP
Biografia
Është nga Peja por jeton në Zvicër për shumë vite. Me muzikë meret prej shume vitesh, por pas një pauze më të gjatë ai rikthehet më aktiv vitet e fundit.

Më datë 15 Mars 2015, Premtimi & Kushtrimi publikojnë videoklipin "Besen Bes". Kjo eshte kënga e parë pas pauzës dhe eshte një këngë kushtuar dëshmorëve të kombit. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Mbreti Records.

Më datë 25 Mars 2016, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Vendi I Vjetër". Videoklipi i kesaj balade të bukur eshte punuar në Zvicër, ndersa muzika është punuar në Insanestudio.

Më datë 23 Qershor 2016, Mendi publikon videoklipin "Manushaqe", në bashkëpunim me Kushtrim Dobra.

Më datë 28 Janar 2017, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Me Zemer", në bashkëpunim me Dj Nardi.

Më datë 25 Mars 2017, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Të Lutem".

Më datë 16 Korrik 2017, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Rrena".

Më datë 6 Prill 2018, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Mos Genje". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo.

Në vitin 2018, Kushtrim Dobra publikon albumin "Digje Sonte".

Më datë 7 Prill 2019, Dj Gimi-O & Kushtrim Dobra publikojnë videoklipin "Lujma".

Më datë 16 Maj 2019, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Te Dua / Je T'aime", në bashkëpunim me Jobsab.

Më datë 13 Gusht 2019, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Te Urrej".

Më datë 30 Janar 2020, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Ndjenjat", e cila është e zhanrit baladë. Kënga në fakt është një përshtatje e këngës “Аллея”, të këngëtarit të huaj JONY. Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe i përshtatet tematikës që balada trajton.

Më datë 5 Mars 2020, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Ende Te Du".

Më datë 14 Janar 2021, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Si Diamant". Muzika e këngës u punua nga Xhulio Milloshi, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Anxhelo Koci.

Më datë 2 Qershor 2021, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "E Di Qe Ma Ke Inatin". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Sali Imeri.

Më datë 6 Qershor 2022, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Me Tupana". Kënga vjen e realizuar në të gjithë komponentët e saj nga Miti Geci. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 2 Gusht 2022, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Supermodele". Kënga vjen e realizuar në të gjithë komponentët e saj nga Nurteel.

Më datë 14 Shtator 2022, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Nafaka Jeme". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Lorenc Hasrama.

Më datë 19 Tetor 2022, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Jena Nisha". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimi u realizua nga Miti Geci.

Më datë 8 Shkurt 2023, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Sonte". Muzika e këngës u punua nga Sardi Mneri, ndërsa teksti u shkrua nga Deyzoh (Ronaldo Shtylla).

Më datë 13 Prill 2023, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Dasem T'madhe". Muzika e këngës u punua nga Sardi Mneri, ndërsa teksti u shkrua nga Deyzoh (Ronaldo Shtylla). Videoklipi u prodhua nga kompania AMIA Studio.

Më datë 16 Qershor 2023, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Katile". Teksti i këngës u shkrua nga Bardhi Idrizi. Produksioni audio u realizua nga Çelik Lipa.

Më datë 29 Shtator 2023, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Dashni". Muzika e këngës u punua nga Sardi Mneri, ndërsa teksti u shkrua nga Deyzoh (Ronaldo Shtylla). Videoklipi u prodhua nga kompania Cinematic.ch.

Më datë 12 Tetor 2023, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Jena Bossa". Videoklipi u prodhua nga Time Pictures, ndërsa produksioni audio u realizua nga Nurteel.

Më datë 26 Dhjetor 2023, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Hala Erën Ta Ni". Videoklipi u prodhua nga Time Pictures, ndërsa produksioni audio u realizua nga Bini Diez.

Më datë 8 Shkurt 2024, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Nuk Më Paske Dasht". Teksti i këngës u përgatit nga Fadil Topalli, teksa për arranzhimin u kujdes Artan Mezini (Arti Rec). Videoklipi u prodhua nga Time Pictures, ndërsa produksioni audio u realizua nga Artan Mezini (Arti Rec).

Më datë 3 Prill 2024, Kushtrim Dobra publikon videoklipin "Kaqurrele". Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.
KATEGORI: