>
LETERSISHQIP

Bukuroshe

Bukuroshe sytë si mece
ah këtë zemër seç e plase
seç e plase ja nxore timin
me të pas ty afër, ma shton gëzimin
e ma largon pikëllimin.

Bukuroshe vetull hollë
sa bukur të rri në kokë
shamia e kuqe me kurorë
ti edhe shtatorin e bën qershor.

Bukuroshe zëri yt me e bukura melodi
ndër miliona je mrekulli
bukuroshe mos harro
Zotit në sexhde me i ra.

Bukuroshe ti s'je veq poezi
por aty ku je ti ka bukuri
bukuroshe për ty jan shkru shumë fleta
ti je me vlerë, kjo është e vërteta.