>
LETERSISHQIP

E Dua

E dua një vajzë të mirë
në një mijë mënyra
jam djalë serioz
nuk jam me dy fytyra.

E dua një vajzë të mirë
t'sinqert të urtë e besimtare
që flet mirë e nuk ban hajgare
që më don pa kerr, që më don pa pare.

E dua një vajzë të mirë
që nuk ban shumë llafe
që din me ba bukë
me qit çaj e kafe.

E dua një vajzë të mirë
që është në rrugë të drejtë
që kurr nuk shminkohet
kur del në qytet.

E dua një vajzë të mirë
që më don mua shumë
që jeten ma ndriqon
që prind mi rrespekton.