>
LETERSISHQIP

Për Kosovën Kur Ëndërroj

Evropë ti ankthi im
s'më shuan ëndërrat dot
kot në mes të natës më zë fymen
për Kosovën kur ëndërroj
kur dua ta shoh si e dua
dëshira,lufta ime nuk zbehet
as edhe një qast,
lashtësia ime nuk venitet
mbi ty,dinakërinë tënde
për vete s'më bën as atëherë
kur më shfaq ankthin,trishtimin e zi.