>
BIOSHQIP

Labi Viziton Profesorin, Ia Dorëzon Keshin Me Para

29-12-2015
Këngëtari Labi ka vizituar së fundmi Prof. Hysen Zenuni, i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e cila kushton mjaft shumë për tu shëruar. Këngëtari Labi, iniciatori i shumë kampanjave bamirëse të organizuara së fundmi në Kosovë, ka vendosur që ti japë ndihmën e tij për këtë profesor. Ai e ka ndihmuar atë me një shumë parash që nuk kanë qenë pak. Ja se ç'na ka treguar Labi përmes rrjetit të tij social në Facebook: "Vizita te Profesori ynë! Emocionet e Profesorit janë emocionet e të gjithë neve! Është Intelektual! Është dhe ishte atdhetarë! Është njeri që dha ndervite dituri për ne! Êshtë tani personi i cili i shpalli luftë asaj semundje të brishtë, vetëm që të vazhdoj të na dhuroj dituri për femijet tanë! Profesor Hysen Zenuni emocionohet duke i falenderuar të gjithë ata që ishin të gatshem ta ndihmojnë! Ne do të vazhdojm ta ndihmojmë diturinë deri ne momentin e fundit! Ndjekeni Videon' Faleminderit shumë per perkrahjen tuaj" shkruan Labinot Tahiri
(B.A/Teksteshqip.Com)

Labi Viziton Profesorin, Ia Dorëzon Keshin Me Para