>
BIOSHQIP

Pse Se Zuri Gjumi Labinot Tahirin?

08-01-2016
Këngëtari ferizajas Labinot Tahiri nuk ka kaluar një natë të mirë mbrëmë, madje ai thotë se nuk ka munduar të flejë fare për shkak të disa shqetësimeve të tij.

Labi thotë se nuk mund të flejë përderisa gjatë gjithë kohës mendon për popullin i cili nuk gjendet në kushte shumë të mira për momentin.

"Sa dua të mbyll sytë që të bëj gjumin rehat, nuk mundem!
Provoj të kthehem në anën e djatht duke rënë shahadetin, prap nuk më ze gjumi!
Filloj anën e majt, prap nuk më zë gjumi!
A thua pse?
E kam përjetuar shumë herë këtë gjë, dhe njihem ndër shokêt dhe ne familje që mëse paku bëj gjumë!
Është një arsye pse nuk më ze gjumi!!!
Unë po e ndjejë se jam duke jetuar në Kosovë!
Po e ndjejë që këtu është vend që shumica po e mallkojnë! Vend që shumica më nuk i'a dim kimetin vendit tonë!
Popullit tonë!
Femijeve tanë! nxënësve, studentëve, Doktorave, pacientëve, mësuesit-mesueseve, profesor e profesorëve! Spitaleve, shkollave, parqeve, rrugeve, maleve, bagetive, fushave e lumenjeve, prodhimit të energjis sone qe e kishim, e tani nuk e kemi nën administrimin tonë por ne dore te huaj, familjeve skamnoreve, femijëve jetima, ushtarëve të rijut e pleqëve!! E shumë e shumë rasteve të tjera.....!
Qe pse nuk me ze gjumi!
Të gjitha këto që i permenda dikur i'a ditem kimetin e kishte hjeshillek.!
Sot po më duket ka ardhur koha sipas njerzve që të kallet Kosova, se sa të perparon!
Eh vendi ynë!
Dhasht Zoti që të na e mbushesh mendjen të gjitheve për një Kosovë e një Kombë shqiptarë të fuqishem, e jo të nënshtruar për shumë gjera te cilat po na dobesojnë çdo ditë e më shumë po na bêjnë të na përqajnë" shkruan Labi në Facebook.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Pse Se Zuri Gjumi Labinot Tahirin?