>
BIOSHQIP

Labinot Rexha (Noti), Bashkëpunime Me Machiato Band Dhe Stresin

17-01-2014
Jeton dhe vepron në Zvicër, por është gjithmonë prezent në skenën e muzikës shqiptare dhe ka realizuar plot 12 albume dhe 13 videoklipe. Labinoti së shpejti vjen me bashkëpunime të bujshme. Teksa pritet publikimi i klipit të ri me Machiato Band, Labinoti na flet edhe mbi projektin e rradhës me reperin Stresi. Foto e mësipërme shkëputet pikërisht nga realzimi i këtij projekti. Ju ftojme të lexoni intervistën që teksteshqip.com ka përgatitur me këngëtarin Labinot Rexha... Teksteshqip: Kur ka filluar karriera juaj si këngëtar? Labinot Rexha: Nga mosha shumë e vogël, d.m.th. nga 5 vjeç, pasi aty ndikoi shumë familja ime, si gjyshi dhe babi im dhe në moshën 9 vjeçare morra vendin e parë në festivalin “Rahoveci Këndon”. Kam kryer shkollën e ulët të muzikës, nga ku kam nisur në rrugën e muzikës. Teksteshqip: Projekti juaj i fundit ishte "Katerina", një videoklip nga Production Lourde Records. Na tregoni pak më shumë rreth këtij projekti? Labinot Rexha: Pikërisht, projekti i fundit është kënga “Katerina”, me tekst të Granit Gashit dhe muzikë të Nassit, e cila deri më tani ka mbi 600 mijë shikime në YouTube, duke ju falenderuar fansave. Teksteshqip: A do të presin fansat projekt të ri së shpejti? Labinot Rexha: Po, sapo kam përfunduar klipin “Zemër, jepi gaz”, bashkëpunim me Machiato Band, teksti nga Genc Prelvukaj. Por nuk mbetet me kaq, pas lançimit të këtij klipi, vjen një këngë me reperin e njohur nga Shqipëria, Stresin. Teksteshqip: Sa jeni i angazhuar nëpër koncerte? Labinot Rexha: Kohët e fundit jam shumë i zënë nëpër mbrëmje, si në Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë. TeksteShqip: Noti, ju jetoni në Zvicër. Merreni me ndonjë gjë tjetër atje përveç muzikës? Labinot Rexha: Jo, vetëm me muzikë ! TeksteShqip: Si është një ditë nga jeta juaj private? Labinot Rexha: Obligime familjare, pishinë, sport (konkretisht boks). Teksteshqip: Boksin e preferoni? Labinot Rexha: Me shpirt ! Unë kam boksuar diku rreth 4 vjet. TeksteShqip: Keni në plan të realizoni një album të ri? Labinot Rexha: Në karrierën time, i kam 12 albume dhe patjetër në sezonin veror do të jem me album! TeksteShqip: Kujt ja dedikoni suksesin? Labinot Rexha: Babit tim të ndjerit, që vdiq në moshën 39 vjeçare nga nje sëmundje e rëndë. Teksteshqip: Noti, ne ju falenderojmë që gjetët kohë të ndani me fansat e portalit tonë për planet tuaja dhe jetën private. Çfarë do ti thoni fansave dhe publikut? Labinot Rexha: Unë ju falenderoj juve që bëni një punë të paparë, e publikut i them “Ju dua shumë dhe s’do t’ju zhgënjej”.
(Arsim Kolari/teksteshqip.com)

Labinot Rexha (Noti), Bashkëpunime Me Machiato Band Dhe Stresin