>
BIOSHQIP

Labinot Rexha: “Ata Sytë E Tu” Do Të Jetë Një Mega Hit

26-01-2014
Bashkëpunimet mes këngëtarëve nuk kanë të ndalur, së fundi këngëtari Labinot Rexha ka realizuar një këngë të re bashkë me këngëtarin Stresi.

Kënga mbanë titullin “Ata sytë e tu” për të cilën këngë Labi thotë se do të jetë një mega hit. “Sapo kemi përfunduar në këngën më të re, në bashkëpunim me Stresin. Kënga titullohet ‘Ata sytë e tu’ dhe përmban një temë dashurie dhe kam përshtypjen se do të jetë një mega hit”, ka thënë ai për “Zëri”.

Tekstin e këngës e ka realizuar Granit Gashi, ndërsa aranzhmani është përgatitur nga Valon Rexha me të cilin Labi ka hapur edhe një studio muzikore në Gjenevë.

“Me Valonin tashmë e kemi studion tonë muzikore që e kemi hapur javë më parë këtu në Gjenevë dhe do ta kemi më lehtë të realizojmë projektet tona muzikore”, shton ai. Videoklipi i këngës është përgatitur nga “Max Produktion” në Tiranë dhe do të plasohet në fillim të muajit shkurt.

Labi planifikon që të vazhdoj bashkëpunimin me Stresin me të cilin thotë se do të mundohet ti mundë rivalët e tij të këngës. “Së bashku me Stresin pretedojmë që të arrijmë sukses të madh në mënyrë që rivalët tanë ti kalojmë me punë” shprehet në fund Labi.
(Zëri)

Labinot Rexha: “Ata Sytë E Tu” Do Të Jetë Një Mega Hit