Labinot Rexha Nis Bashkëpunimin Edhe Me Machiaot Band


Nuk ka akoma asnjë votë

[21-02-2014]
Këngëtarit Labinot Rexha-Noti bashkëpunimet si duket po i ecin mjaft mirë. Pas duetit që solli me Stressin, këngën “Ata sytë e tu”, e cila vazhdon të pëlqehet mjaft shumë në publik, Labinoti ka nisur bashkëpunimin edhe me grupin “Machiaot Band” me të cilët gjatë muajit mars do të plasojnë në treg video-projektin më të ri. “Jam shumë i lumtur që kënga e realizuar me Stresin ka thyer tabu në skenën muzikore.

Fakti që ka arritur të klikohet 500 mijë herë brenda 24 orëve ka treguar suksesin e vet dhe kjo më ka bërë të ndjehem shumë mirë. Në këtë këngë tregova aftësitë e mia profesionale të këndimit. Muzika nuk do dhunë ose ofendim si bëjnë këta reperët, por është art, kulturë.

Tani sapo kemi përfunduar këngën më të re me grupin Machiato Band dhe uroj që edhe kjo këngë të pëlqehet në publik”, ka thënë ai për “Zërin”. Kënga e cila do të emërohet gjatë këtyre ditëve, trajton një temë dashurie.
 (Zëri)