Noti Aktiv Edhe Gjatë Kësaj Vere


Nuk ka akoma asnjë votë

[20-06-2014]
Labinot Rexha i njohur si Noti edhe gjatë kësaj sezone të verës ka vendosur të jetë pranë adhuruesve të tij kudo në Kosovë dhe Diasporë. Kënga që ka plasuar tani i dedikohet temës së dashurisë të gërshetuar me socialen që flet për martesën e vajzës, çastet kur vajza largohet nga shtëpia e babait.

Mbase ka kohë që Labi e kishte menduar një këngë të tillë për faktin se tani po është i kërkuar shumë edhe nëpër organizime të ndryshme gazmore. "Kënga ‘Martesa e vajzës’ është e përgatitur nga ‘Machiato Records’, që ka realizuar komponimin dhe orkestrimin, ndërsa tekstin e ka përgatitur Blerina Mati. Kënga trajton një temë dashurie që ndërlidhet me traditat tona shqiptare, respektivisht bëhet fjalë për martesën e vajzës, largimin e saj nga shtëpia e babait. Jam munduar që këtë këngë ta realizojpër të gjitha moshat", ka thënë ai për "Zëri".

Labi edhe pse jeton jashtë vendit, synimi i tij është që këngën ta kultivoj në Kosovë, prandaj sukseset më të mëdha ai deri më tani i ka arritur falë artdashësve shqiptarë. Labi këngën e lartëpërmendur e ka realizuar bashkë me videoklip, ndërsa në të ardhmen planifikon të sjellë edhe një këngë tjetër bashkë me vëllanë e tij Lonin i cili po ashtu njihet si një këngëtar i suksesshëm.
 (Zeri)

      Labinot Rexha - Martesa E Vajzës [Teksti dhe Klipi]
Dergoi: arsimdiber