A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Më Ka Marrë Malli

Më ka marrë malli për një rrugicë,
Dhe për një portë që qëndron hapur.
Për mbrëmjen e embël që me paterisë,
Shkonte e heshtur me hap të matur.

Më ka marrë malli ppër ngricën,
Kur futej në trup dhe më dridhte.
Për puthjen tënde që më hiqte frikën,
Dhe ngrohtësinë trupit ma mbillte..

Dimri mbillte ftohtë dhe dëborë,
Ne digjeshim zjarr në kraharorë.
Më ka marrë malli për tu dredhur
Nga një puthje e turpshme vjedhur!

- poezi nga Lana Dembo


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019