>
LETERSISHQIP

Kujtimet

Shumë kujtime mbajnë sytë,
Shumë kujtime mban dhe buza.
Kujtime kur zërin ma mbyt,
Me krahët e tu si tërkuzë.

Vite kam, jam lidhur e tëra
Në shpirt thellë e në zemër.
Trupin tim burim e bëra,
Dhe të lava si nëpër ëndërr.

E di, puthja jonë skuqte frutat,
Pastaj i vjelnim nëpër stinë.
Vjeshta e vera i mbushte butet,
E nëpër dimra neve i pimë...

Më pas të deheshim me lumturinë!