>
LETERSISHQIP

Nuk Di Përse

Nuk di pse zemra më rreh si një zog,
Sa here që e shoh në rrugë kur rend.
Rrahja e saj mua diçka don e më thot,
Prandaj hidhet e kërkund nuk zë vend…

Nuk di, por dhe hënën e bëj si një motër,
Futemi në valle dhe unë ngjitem laaaa-rt.
Shpirti më kthehet në flutur dhe në lodër,
Dashuria më bën muzikë, mbushur me art…

Se ajo, shpirtin e tij me mua bashkë mbart!