>
BIOSHQIP
Biografia
Ka studiuar ne Universitetin e Stutgardit për Administrate Publike kurse tash punon ne administratën e Komunës se Vaiblingenit. Me muzikë është merrur qysh si fëmijë. Lani ka ndjekur mësime ne shkollën e muzikës kurse është shpërblyer me vendin e parë në garën për zbulimin e talenteve ne Gjermani, ne spektaklin “Talent ne Mikrofon”. Tash ka vendosur t’i përkushtohet me shume muzikës për te krijuar këngë që do të pëlqehen nga audienca, sidomos ajo e re.

Më datë 28 Mars 2018, Lani publikon videoklipin "Lumi Une". Ky është projekti i parë i këngëtarit, për të cilin Lani ka bashkëpunuar me kompozitorin e njohur Ilir Beranin, ndërsa orkestrimin e ka bërë Nurteel.

Më datë 4 Shkurt 2019, Lani publikon videoklipin "A Ki Dashni". Teksti i këngës u shkrua nga Ghulo. Videoklipi u prodhua nga BUG Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Nurteel.

Më datë 12 Korrik 2019, Lani publikon videoklipin "Mariona".
KATEGORI: