>
BIOSHQIP
Biografia
Laorjan Ejlli vjen nga qyteti i njohur i arsimit dhe kulturës, qyteti i Shkodrës. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Arteve, Tiranë në degën e kantos por zotëron mirë dhe instrumentin e gitarës. Aktualisht punon si këngëtar profesionist në estradën profesioniste të Shkodrës, pranë teatrit Migjeni. Leorjani është pjesëmarrës i shumë eventeve kulturore, artistike, kombëtare dhe lokale si “Kënga Magjike”, festivali i këngës “Lule Borë” ku është vlerësuar me çmime.

Në Tetor 2018, Laorjan Ejlli merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Fukara".

Në festivalin e Zambakut Laorjani vjen me këngën “Një lules”, një krijim i Oleg Gjerga, me vargje të Brunilda Gajtani dhe orkestrim nga Gazmend Kraja.

Në Nëntor 2019, Laorjan Ejlli merr pjesë në Luleborë 2019 me këngën "Si Athere Te Them Te Dua".

Në Tetor 2021, Laorjan Ejlli merr pjesë në Luleborë 2021 me këngën "Mall".

Në Nëntor 2022, Laorjan Ejlli merr pjesë në Luleborë 2022 me këngën "Imazhi Im".