>
LETERSISHQIP

Prandaj

Se te desha vete,
Dhe t’u nqasa vete,
Dhe te putha vete-
Prandaj.

Dhe te humba large,
Dhe te ndoqa large,
Dhe te gjeta large-
Prandaj.

Se te desha prpae,
Dhe t’u nqasa prape,
Dhe te putha prape-
Prandaj.

Dhe te humba vashe,
Dhe te ndoqa vashe,
Dhe s’te gjeta vashe-
Prandaj.

Se te gjeta grua,
Dhe te desha grua,
Dhe te putha grua-
Prnadaj.

Dhe s’me flet perhera,
Dhe s’me nqas perhera,
Dhe me plas perhera-
Prandaj.

O, prandaj te dua,
Prandaj vashe-e grua,
Fshehtesi per mua-
Prandaj.